Lajme

Ulje temperaturash dhe stuhi shiu, çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 09 August 2022

Ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore dhe malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Sipas SHMU në Shqipëri era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë

-Advertisement-

Temperaturat parashikohen:

në zona e ulëta 16 deri 36°C

në zona malore 15 deri 29°C

në zona bregdetare 19 deri 34°C

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera