Lajme

Ukraina: Odesa goditet nga sulme ajrore

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 03 April 2022

Qyteti-port ukrainas i Odesës ka qenë cak i sulmeve ajrore mëngjesin e sotëm. Këshilli i qytetit dhe Ministria e Brendshme ukrainase kanë konfirmuar këtë lajm, teksa në qytet janë dëgjuar disa shpërthime.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.

Ai tha për transmetuesin publik ukrainas se një prej “ndërtesave të infrastrukturës kritike” është goditur.

-Advertisement-

Ndërkaq, Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme tha se “Odesa u godit nga ajri” me raketa, disa prej të cilave, sipas tij, “u rrëzuan nga forcat ajrore ukrainase.

AFP ka raportuar se shpërthimet janë dëgjuar në orën 06:00 sipas kohës lokale, ndërkaq më pas është parë zjarr dhe tym nga një zonë industriale e qytetit.

Ende është e paqartë se cili ka qenë cak i sulmeve në Odesa.

Odesa gjendet në jug të Ukrainës.

Gjatë një video-adresimi të shtunën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dëshiron të marrë kontrollin e rajoneve lindore dhe jugore të Ukrainës.

Më herët gjatë kësaj jave, Rusia ka thënë se do të zvogëlojë sulmet në Kiev dhe Çernihiv dhe do të përqendrojë operacionet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës, një muaj pasi nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës./Rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera