Lajme

Ukraina në gjendje të vështirë, kjo është kërkesa e fundit e Zelenskyt për botën

Autori: Ermirë Berisha 16:49 | 13 April 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas vështirësimit të situatës në Ukrainë iu ka kërkuar liderëve në botë të u dalin në ndihmë ukrainasve, shkruan Gazeta inFokus.

Zelensky përmes një video-mesazhi ka treguar se Ukraina gjendet në një situatë të rëndë dhe ka nevojë për ndihmën e botës për të luftuar kundër forcave ruse.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë të ditur se ukrainasit aktualisht kanë nevojë për furnizim me armë

-Advertisement-

“Për të vazhduar heroikisht mbrojtjen e botës nga agresioni rus, Ukrainës i duhet një listë specifike armësh. Apeloj tek qytetarët e të gjithë botës që të ndihmojnë t’i përcjellin qeverive tuaja, administratave presidenciale dhe udhëheqësve të vendeve tuaja nevojat reale të Ukrainës, gjë që do të ndihmojë në ndalimin e luftës.Ne po kërkojmë nga e gjithë bota të bashkohet dhe të na ndihmojë të luftojmë këtë agresion mizor” ka thënë Zelensky./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera