Ukraina: Çmimi tavan ndaj naftës ruse të ulet në 30 dollarë për një fuçi
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 05 December 2022
Ukraina përshëndeti vendosjen e çmimit tavan ndaj naftës ruse prej 60 dollarësh për një fuçi, por tha se ky çmim duhet të ulet në 30 dollarë për të goditur edhe më shumë ekonominë ruse.
“Ne e arrijmë gjithmonë qëllimin tonë dhe ekonomia e Rusisë do të shkatërrohet, ajo do të paguajë dhe do të jetë përgjegjëse për të gjitha krimet e saj”, tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, në Telegram.
“Por do të ishte e nevojshme që tavani të ulet në 30 dollarë për të shkatërruar më shpejt ekonominë e armikut”, shtoi Yermak.
Çmimi tavan u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë më 2 dhjetor dhe erdhi pas disa muajsh punë.
Kjo masë ndalon shtetet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, që transportohet përmes detit.
Çmimi tavan u prezantua në shtator nga shtetet e G7-s (SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian) në përpjekje për të goditur aftësinë e Rusisë që të financojë luftën e saj kundër Ukrainës.
Të premten, Bashkimi Evropian miratoi çmimin tavan – që kërkonte miratimin e të gjitha shteteve anëtare – pasi bindi Poloninë që të mbështeste këtë masë.
Polonia njoftoi se do të mbështeste masën pasi u sigurua se çmimi tavan do të mbetet 5 për qind më ulët sesa niveli në tregje.
Është raportuar se BE-ja dëshironte të vendoste çmim tavan prej 65-70 dollarësh, por ky propozim u refuzua nga Polonia, Lituania dhe Estonia, që argumentuan se ishte një çmim i lartë.
Rusia ka dënuar këtë masë, teksa ka paralajmëruar se nuk do të furnizojë me naftë ato shtete që do ta aplikojmë çmimin tavan.
Para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, mbi gjysma e eksporteve të naftës në Evropë vinte nga Moska. Gjermania ishte importuesja kryesore, pasuar nga Holanda dhe Polonia.
Por, që nga nisja e luftës, shtetet e BE-së kanë tentuar që të ulin varësinë e tyre nga energjia ruse. Ndërkaq, SHBA-ja veçse ka ndaluar naftën e papërpunuar ruse./rel
Të tjera
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...