Fokus

“Ujku don mjegull” – Egzon Azemi i Vetëvendosjes me akuza për bashkëpartiakun Berat Lahu

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 10 December 2024

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, ka hedhur disa akuza të rënda për asambleistin e partisë së tij në kryeqytet, Berat Lahu.

Azemi ka thënë se “ujku don mjegull”, kur ka folur për deklarimin e Lahut se “disa asambleistë të Vetëvendosjes kanë bërë pazare me pronat e Badovcit”

“Akuzat e tilla përveç se janë jo të sinqerta, janë totalisht të qarta edhe në momentin kur bëhen. Pra po bëhen në një moment kur tenton…”Ujku don mjegull”, thojnë një fjalë popullore, edhe mendoj se është fjala që më së miri e sqaron një situatë të tillë. Gazetari: E pse po do zotëri Lahu mjegull? Le ta sqaroi ai. Qëndrimi në sallë, kur grupi i Lëvizjes Vetëvendosje deklarohet se nuk do të qëndroj në sallë, flet vet”, ka thënë Azemi.

-Advertisement-

 

Ai ka shkuar tutje, duke thënë se tre asambleistëve u janë ofruar tri shtëpi, vetëm që ta votojnë Planin Zhvillimor Komunal, një pikë që ishte në rend dite në seancën e së hënës.

“Unë po them, kam thënë edhe dje në Kuvendin komunal, asambleistëve të caktuar u janë ofruar tre shtëpi për të qëndruar në seancë dhe për të marrë pjesë në këtë votim. Jemi duke fol për çështje multimilionëshe. Prandaj, është urgjente që prokuroria të nis hetime për këtë rast. Asambleistët e Vetëvendosjes i falënderoj sepse të gjithë qytetarët duhet ta dijnë qëndresën e tyre që po e bëjnë në Kuvendin komunal. Përmes familjarëve, përmes rretheve të ndryshme është tentuar dhe u janë ofruar favore, të cilat nuk i pranojnë dhe po qëndrojnë denjësisht. Është grupi më i madh në Kuvendin komunal, është grupi i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di se a do të jetë i tillë, sepse presionet prapë po e them janë të mëdha…”, ka theksuar ai.

Gjatë së hënës, Gazeta Nacionale publikoi një debat të zhvilluar në sallën e asamblesë komunale të Prishtinës, ku asambleisti Berat Lahu thoshte se duke u keqpërdorur emri i kryeministrit Albin Kurti, është kërkuar që të mundësohet votimi i shkëmbimit të pronave në Badovc. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera