Sport

Ujkani: Ky edicion ka qenë negativ për neve. Nga marsi do të synojmë më të mirën

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 18 November 2020

Kosova arriti të fitoj pëpr herë të parë pas një serie humbjesh prej 10-të ndeshjeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ arritën të mposhtin Moldavinë me rezultat 1-0, falë golit të realizuar nga Lirim Kastrati.

Nga minuta e parë sonte u inkuadrua kapiteni, Samir Ujkani.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ai ka thënë që ky edicion ka qenë negativ dhe nga marsi do të synojnë më të mirën, duke premtuar kështu rezultate pozitive.

“Kemi treguar karakter ndaj një kundërshari te çuditshëm. E kemi parë edhe në ndeshjen e parë në Parma. Ata kanë rrezikuar me kundërsulme, por ne shënuam dhe fituam.

Në Kosovë nuk vije për pushime dhe sa të mundem do ta jap më te mirën time.

Ky edicion ka qenë negativ për neve. Nga marsi do të synojmë më të mirën. Kosova është duke u rritur. Shpresoj se do të kthehen edhe tifozët që po na mungojnë”, është shprehur Ujkani për Supersport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera