Shëndetësi

Uji me limon nuk pastron trupin nga toksinat!

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 03 October 2017

Ka një kohë të gjatë që uji i ngrohtë i kombinuar me limon, përdoret si një mënyrë e shkëlqyer për të shpëtuar trupin nga toksina.

 

Këshillues të shumtë, shpesh flisnin gjerësisht për mënyrën se si lëngu i frutave stimulon për të shpërndarë mbeturinat.

-Advertisement-

Megjithatë një gjë të tillë, një shkencëtar e ka quajtur një mit, pasi sipas tij në term mjekësor nuk ka gjë të tillë siç është ”detoksifikimi”, transmeton Klan Kosova. Ai madje konsumimin e ujit të ngrohtë me limon e quan të pakuptimtë, transmeton Klan Kosova.

”Nuk ka dëshmi se këto pije largojnë toksina nga trupi juaj”, i tha Traineri Ian Musgrave, farmakolog i molekulave dhe toksikolog në Universitetin e Adelaidës.

”Por sigurisht është më e shijshme se sa ujë i ngrohtë.”

Por ai shtoi se pija e tillë ju rifreskon dhe me të rritet niveli i vitaminës C por që mund të zvogëlojë marrjen tuaj të kalorive nëse përdoret si pjesë e një agjërimi, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera