Sport

UFC kërcënon Khabib: Nuk mund ta mbajë peng titullin kaq gjatë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 11 February 2019

E ardhmja e peshës së lehtë në artet marciale mikse është në kaos, pasi dy nga ikonat e këtij Divizioni janë të pezulluar. Përfshi edhe kampionin e botës Khabib Nurmagomedov, që deri në qershor është i pezulluar dhe nuk mund të duelojë. Gjithsesi, rusi ka marrë një vendim që deri në nëntor nuk do të mbrojë titullin kampion, por për presidentin e UFC-së, Dana White, kjo periudhë është e gjatë.

“Njerëzit nuk mund të ulen dhe të qëndrojnë pa dueluar për një kohë kaq të gjatë. Jo për sa kohë mban titullin kampion. Askush nuk mund ta bëjë këtë gjë, as Khabib. Nëse Khabib vërtet mendon se nuk do të duelojë për një periudhë kaq të gjatë, deri në nëntor, atëherë ne do të marrim masat për të sajuar diçka tjetër në këtë Divizion”, tha Dana White, presidenti i UFC-së.

Numri 1 i arteve marciale mikse e dha këtë deklaratë pas përfundimit të eventit UFC-234. “Në këtë Divizion janë edhe Conor McGregor e Tony Ferguson të gatshëm për të dueluar mes tyre. Ose njëri prej tyre. Gjithsesi, kur një mundësi e artë të troket në derë të gjithë e hapin atë. Ndaj do të shohim me kujdes se çfarë do të bëjmë”, tha White.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera