Rozë

UEFA nuk i pranon rezultatet e IKSHPK-së, ja ku do të testohen futbollistët e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 25 August 2020

Klubi i Gjilanit të enjten mbrëma zhvillon ndeshjen e raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës, ku kundërshtar do ta ketë kampionin e Qipros, Apoel Nicosia, shkruan Gazeta inFokus.

Lojtarët dhe tërë stafi i gjilanasve janë testuar nga IKSHKP-ja për koronaviurs, megjithatë UEFA nuk i njeh rezultatet e tyre, andaj “Kuqebardhët” do të dërgojnë mostrat e tyre në Kukës dhe ato do të analizohen në laboratorin “Synlab” në Tiranë, pasi ky laborator është i licencuar nga UEFA, këtë lajm e ka konfirmuar për Gazetën Sheshi vet klubi i Gjilanit.

Futbollistët dhe tërë stafi teknik i Gjilanit po qëndrojnë të karantinuar në një hotel të qytetit që nga rikthimi nga San Marion./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera