Sport

UEFA ndalon dy lojtarët e Kombëtares së Kosovës për teste të dopingut

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 14 October 2019

Sipas një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti i janë nënshtruar një testi të dopingut menjëherë pas ndeshjes me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”

Dy lojtarë të Kosovës janë ndalur për kontrolla të dopingut menjëherë pas ndeshjes për kualifikime me Malin e Zi, të cilën Kosova e fitoi 2 me 0.

Kjo është bërë e ditur nga një postim i lojtarit të kombëtares, Amir Rrahmani, në rrjetin social Instagram.

-Advertisement-

“S’ka festë për ne. Koha e dopingut”, ka shkruar Rrahmani në një fotografi së bashku me Alitin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera