Sport

UEFA ia beson Shqipërisë organizimin e kampionatit Evropian për femra

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 16 March 2021

Qeveria e futbollit evropian, UEFA i ka besuar Shqipërisë organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021/2022, për Kombëtaren e femrave U-17.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021.

Kështu, Shqipëria U-17, që është shortuar në grupin B me Azerbarbajxhanin dhe Malin e Zi dhe që gjendet në Ligën B do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A.

-Advertisement-

Me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Evropian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera