Sport

“UEFA gjithmonë e ka njoftuar FFK-në për çdo ndeshje të dyshimtë për kurdisje”

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 24 February 2023

Skandali i kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike në Kosovë, i zbuluar në Francë, nuk është i pari që e shokon opinionin e gjerë në Kosovë. Që nga viti 2000 në futbollin e Kosovës asnjëherë nuk kanë pushuar dyshimet e shumta dhe të forta, akuzat dhe kundër akuzat për kurdisje. Ndërsa, të rralla kanë qenë dënimet, sa që mund të numërohen me gishtërinjtë e njërës dorë. Edhe ato dënime janë konsideruar mjaft të buta, shkruan Gazeta Express.

Madje, dyshimet për kurdisje nuk janë ndalur e as reduktuar as pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA në vitin 2016. Në publik kanë dalë edhe vide-incizime e raportime të shumta, por akterët kanë shpëtuar.

Ejup Osmani, ekspert i trajnuar në UEFA për luftimin e kurdisjeve, në një bisedë me Gazetën Express, flet rreth këtij fenomeni dhe përvojës së tij disavjeçare në FFK, para se të shkarkohej nga pozita e zyrtarit të integritetit.

-Advertisement-

Osmani thotë se UEFA gjithnjë ka bashkëpunuar ngushtë me FFK-në, të cilën e ka njoftuar për çdo ndeshjet futbollistike të Kosovës mbi të cilën shtëpia e futbollit evropian ka pasur dyshime për kurdisje. Por, këto raste thotë se janë mbajtur të fshehta për të mos i dëmtuar hetimet.

“Janë kompani të autorizuara nga UEFA që i përcjellin bastoret. Ndeshjet e kurdisura fillimisht kurdisen në bastore, mund të dyshojnë në kuotat e basteve, ta jep një dyshim dhe ndeshjet kryesisht përcillen nga agjentët e tyre që i kanë, që janë ekspertë për vlerësim të lojërave. Nëse është ndonjë ndeshje e kurdisur, ata e bëjnë raportin, ku kanë dyshuar, pse kanë dyshuar, dhe ai raport shkon në Zyrën për Integritet në UEFA, e kjo pastaj menjëherë me e-mail i shkruan Federatës, ku i shkon zyrtarit për integritet dhe organeve të tjera të Federatës, ku hyjnë sekretari etj”, thotë Osmani.

“Menjëherë je i obliguar ta lajmërosh rastin në organet shtetërore, në Polici dhe në Prokurori, dhe je i obliguar t’i thërrasësh menjëherë zyrtarët e asaj ndeshjeje që ta japin raportin plotësues, se a kanë mundur të vërejnë diçka dhe nëse kanë pasur dyshime. Më pas, organet gjegjëse, ata të krimeve ekonomike, e marrin lëndën nga Federata dhe fillojnë me procedurë të rregullt se si i bëjnë hetimet tjera”, tregon Osmani.

Ai thotë se FFK-ja gjithnjë njoftohet nga UEFA për çdo ndeshje të dyshimtë. “Çdo veprim lajmërohet menjëherë në FFK sepse është e obliguar Federata menjëherë ta nisë procedurën, është zyrtari për integritet, janë organet shtetërore ata që e vazhdojnë punën e tyre dhe që i kryejnë hetimet”, potencon ai.

Sa i përket rastit të fundit të nxjerr nga francezët, Osmani thotë se varet se kush e ka hetuar. “Nëse është ndonjëra prej kompanive të autorizuara nga UEFA, atëherë UEFA sigurisht që është njoftuar”, potencon Osmani.

I pyetur për dënimet, Osmani thotë se ka dënime për klubet dhe individë që përfshihen në kurdisje. Dënimet me burg shqiptohen sipas tij konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kurse me aktet normative të FFK-së klubet që faktohen duke kurdisur ndeshje mund të dënohen deri n faktohen duke kurdisur ndeshje mund të dënohen deri në përjashtim nga garat. “Deri në përjashtim prej ligës, mund të dënohet me pikë, varet nga vendimi që e merr Federata, por edhe nga gjykata”,

Gazeta Express ka kontaktuar me UEFA-n në lidhje me skandalin e zbuluar nga francezët, të cilët protagonist e nxjerrin Llapin për kurdisjen e katër ndeshjeve kampionale të Kosovës dhe përfitimin e rreth 360 mijë eurove në mënyrë kriminale.

“Në përputhje me praktikën e saj të gjatë, UEFA përmbahet nga komentimi i hetimeve apo nga ekzistenca e hetimeve potenciale për kurdisje të ndeshjeve të supozuara, në mënyrë që të mos i komprometojë proceset e hetimit. UEFA komunikon vetëm në raste /ndeshje specifike pasi të jenë hapur procedurat disiplinore dhe/ose të jenë marrë vendimet”, është përgjigjur UEFA.

Ndërkohë, ky skandal e ka detyruar FFK-në sot ta mbaj një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv.

“KE i FFK-së e ftoi në raportim zyrtarin për Integritet të Garave dhe i njëjti vuri në pah se në vazhdimësi i ka raportuar të gjitha çështjet dhe parregullsitë potenciale tek Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive tjera Negative në Sport, si organ kompetent në Republikën e Kosovës që merret me dukuritë negative. Zyrtari për Integritet të Garave e njoftoi KE-në se në vazhdimësi ka qenë në kontakt edhe me zyrtarët e UEFA-s dhe për çdo parregullsi e ka informuar Këshillin e lartpërmendur dhe nëse ka pasur nevojë edhe organet disiplinore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“FFK, së bashku me autoritetet në Kosovë, do të koordinohet me UEFA-n dhe organet tjera ndërkombëtare për hetimin e këtij rasti dhe varësisht prej rezultateve të hetimit, organet tona disiplinore do të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj klubeve apo individëve të përfshirë në parregullsitë eventuale. FFK është plotësisht e gatshme të bashkëpunojmë me çdo autoritet të Republikës së Kosovës dhe me ato ndërkombëtare, në mënyrë që të ruhet integriteti i futbollit dhe i sportit kosovar në përgjithësi”, thekson FFK.

Kurse, Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes një deklarate sot njoftoi se ka nisur ta trajtojë këtë rast skandaloz.

Ndeshja e Llapit me juniorët e Feronikelit dyshohet se përfshihet në skandalin e katër ndeshjeve të kurdisura

Skandali i kurdisjeve/ “FFK do të koordinohet me UEFA-n dhe organet tjera ndërkombëtare për hetimin e këtij rasti”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera