UEFA duke punuar për një turne të ri, ndryshon Superkupa

Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 16 June 2022
Në orët e fundit po qarkullon lajmi se, UEFA po mendon ndryshimin e Superkupës europiane. Krijimi i Conference League ka sjellë komente dhe ide të ndryshme mbi Superkupën, por UEFA ka një plan krejt tjetër.
Sipas mediave franceze, në turneun e ri do të përfshihen fituesi i Champions League dhe tre “top” klube të tjera, ndërsa fituesit e Europa League dhe Conference League do të luajnë kundër njëri-tjetrit.
Më thjeshtë, po mendohet për krijimin e një turneu të ri parasezonal për klubet, një format që duhet të zhvillohet në mesin e gushtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu, në mënyrë të pashmangshme do të ndryshonte formati i Superkupës, për të cilin do të garonin edhe fituesit e Europa League dhe Conference League. E gjithë kjo pritet të ndryshojë duke filluar nga viti 2024.
Diçka e tillë raportohet nga “L’Equipe”, e cila ka parë njoftimin dërguar transmetuesve televizivë për periudhën trevjeçare 2024-2027, në të cilin është edhe formati i ri i Champions-it me 36 skuadra.
Turneu i rinovuar, pra, mund të parashikohet nga një mini garë verore, e përbërë nga dy gjysmëfinale, një finale dhe një finale për vendin e tretë-katërt. Gjithsesi për momentin, nga zyrat e UEFA-s nuk ka një reagim për këtë lajm, nëse është vetëm një teori apo gjithçka është e vërtet.
Të tjera
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...
-
Kurti për vizat: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kuvendit ka thënë se asnjëh...
-
Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës...
-
Hoxhaj, kryeministrit e qeverisë: Mos prodhoni lajme, por politika
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryem...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ...
-
Time Kadrijaj e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, kërkon nga qeveria angazhimet konkrete
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur ...
-
Deputetja e PDK: LVV-ja është duke e kapur Universitetin e Prishtinës
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se këshilli drejtues i UP-së sot pë...
-
Kaq qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare për gjashtë muaj
Që nga 1 janari i këtij viti e deri më 29 qershor, 2 mijë e 186 qytetarë kanë...
-
Përleshje masive në Prishtinë, shtatë burra rrahen në mes vete për një pronë
Si pasojë e një mosmarrëveshje për pronë, e cila pritet të trashëgohet, shtat...
-
E ardhmja e bukur e Perlës Orientale
Në “Raportin mbi konkurrueshmërinë botërore për vitin 2022” të publikuar ditë...