Sport

UEFA Conference League: Ballkani përballet me Sivassporin

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 06 October 2022

Ballkani do të “zbarkojë” sërish sonte në fushë.

Ekipi kosovar do ta ketë përball ekipin turk, Sivasspor, në kuadër të xhiros së tretë të UEFA Conference League.

Ndeshja zhvillohet në ora 18:45, në stadiumin “Yeni 4 Eylul Stadi”.

-Advertisement-

Në dy ndeshjet e zhvilluar në grupin G, skuadra e Ilir Dajës ka arritur të barazojë në “Fadil Vokrri” me ekipin nga Rumania, Cluj 1:1, por ka humbur si mysafir i Slavia Prague, me rezultat 3:2.

Ballkani gjendet në vendin e tretë të këtij grupi me një pikë.

Qëllimi i skuadrës nga Kosova do të jetë që të dal me një rezultat sa më të mirë nga kjo përballje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera