Udhëtonin në vend për të shpërndarë dokumente false, lidhja që kishin mbi 400 të arrestuarit në aksionin e Europolit me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 12 July 2021
Është bërë e ditur lidhja që ka grupi kriminal që u arrestua nga Europoli me shtetin e Kosovës.
Kanë përfunduar nën pranga disa persona në një operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumente.
Europol koordinoi hetimin, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe siguroi mbështetje analitike dhe kriminalistike. Europol financoi gjithashtu vendosjen e oficerëve nga Policia e Shtetit shqiptar, të cilët morën pjesë në ditën e aksionit në Spanjë.
Në këtë aksion janë arrestuar më shumë se 400 persona të Ballkani Perëndimor, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, me oficerë të udhëzuar për të çmontuar një grup të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumentet.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike).
Që nga viti 2019, hetimi ka ekzaminuar përdorimin në rritje të llojeve specifike të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor.
Fazat e mëparshme të hetimit çuan në çmontimin e një grupi kriminal të identifikuar në ishullin Saint Maarten të Karaibeve, që kontrabandonte emigrantë nga Ballkani Perëndimor, me dokumente të falsifikuara në Shtetet e Bashkuara.
Por, cila është lidhja e këtij grupi me Kosovën?
Korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan gjithashtu në dhjetor 2020.
Katër baza shtypi për dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan në mars 2021.
Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara.
Hetimi synoi një rrjet kriminal të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, i cili menaxhoi fluturimet dhe pritjen e migrantëve në ato vende.
Inteligjenca e ndarë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) çuan në identifikimin e një objektivi me vlerë të lartë në Spanjë. Nga atje, i dyshuari dhe bashkëpunëtorët e tij lehtësuan hyrjen e paligjshme të migrantëve përmes aeroporteve të ndryshme në Spanjë dhe Portugali në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u siguruan atyre karta te falsifikuara franceze të identitetit. Operacioni në Evropë është gjithashtu i lidhur me tre hetime penale në vazhdim në Shtetet e Bashkuara.
Në ditën e veprimit, Europol vendosi një postë komanduese virtuale për të mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale midis hetuesve dhe vendosi një ekspert në Spanjë për të kontrolluar informacionin operativ kundër bazave të të dhënave të Europol dhe për të siguruar udhëzime për hetuesit në terren.
Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të punuar bashkërisht me partnerët, për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...