Udhëtimi pa viza nga 1 janari, kaq para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen
Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 27 November 2023
Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës, ka ndarë disa informata të rëndësishme për shumën e parave që duhet të kenë me vete qytetarët e Kosovës që do ia mësyjnë zonës Shengen pas një janarit të vitit të ardhshëm.
Sipas kësaj faqe, me të arritur në pikën e parë kufitare të Shengenit, nga policia kufitare juve mund tju kërkohet nëse keni dëshmi të mjaftueshme financiare për udhëtimin tuaj. Sasia e këtyre mjeteve varet nga dy grupe faktorësh: 1) nga numri i ditëve që do të qëndroni dhe shteti të cilin e vizitoni dhe 2) nga ajo nëse do të qëndroni në akomodim me pagesë si hotel/apartment apo tek të afërmit tuaj.
Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartment apo çfardo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person.
Akomodimi nga miqtë apo familjarët mund të verifikohet duke kontaktuar drejtpërdrejtë mikëpritësin me telefon ose duke verifikuar adresën e tyre përmes policisë. Derisa, verifikimi i mjeteve të mjaftueshme financiare mund të bëhet në disa forma duke ju kërkuar të tregoni para të gatshme (cash), kartelë bankare, kartë krediti, letër konfirmimi nga një konferencë apo seminar që mbulon shpenzimet tuaja për akomodim e ushqim, dëshmi për pagesën e hotelit apo çfardo konfirmimi a dëshmie tjetër për kostot tuaja gjatë udhëtimit.
Çdo shtet i Shengenit përcakton shumën; ju lutemi konsultoni faqen e internetit të shteteve anëtare të zonës Shengen të cilat planifikoni ti vizitoni. Pra, shuma ditore dallon nëse vizitoni Greqinë, Kroacinë apo nëse vizitoni Zvicrën apo Norvegjinë.
Një tabelë me shumat referente mund ta shihni në këtë link: https://home-affairs.ec.europa.eu/system/files/2023-09/reference_amounts_table.pdf?fbclid=IwAR2k_mZXKS11-h05lGYvk8ZCUYGMQ4awm6azjVL_YtRkjbEUhHt0-KINjqI
Të tjera
-
Reshjet e borës, shumë fshatra në Shqipëri pa energji elektrike qe 24 orë
Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Propti...
-
Matoshi: Kryeministri Kurti po përdor tone psikopatologjike, Vetëvendosje s’ka program të qartë
Analisti politik dhe gazetari Halil Matoshi ka kritikuar ashpër fjalimin e kr...
-
Mergim Lushtaku: Vetëm me PDK-në rinisë i kthehet shpresa
Kandidati për deputet me numer 100 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Gjuriq: Serbia mund të jetë mikpritëse e takimit eventual mes Trumpit e Putinit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Serbia është e gatshme të ...
-
Gjendet i pajetë një person në Prishtinë, dyshohet se ka qëndruar i vdekur për më shumë se 10 ditë
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejz...
-
Vidhet një argjendari në Prizren, hajnat arritën të marrin stoli në vlerë 170 mijë euro
Vidhet një argjendari në Prizren, hajnat arritën të marrin stoli në vlerë 170...
-
ASK: Rriten çmimet e konsumit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u ...
-
Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i deko...
-
Raportet Kosovë-Serbi, Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë – Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit amerikan, Donald Tr...
-
Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ...
-
Nesër takimi për të zhdukurit, Kosova do ta kërkojë zbatimin e shkresës për arkivat
Nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zh...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...