Lajme

“‘UÇK, UÇK’ – Osmani ngrit lart kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në tubimin përmbyllës

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 05 June 2026

Në takimin përmbyllës të fushatës, kandidate për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë për të mbrojtur unitetin e Kosovës.

Osmani kujtoi sakrificat e mëdha të historisë së vendit, duke përmendur presidentin historik Ibrahim Rugova, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra qytetarë që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.

“Ashtu si shpresoi presidenti Rugova kur liria dhe pavarësia dukeshin ëndrra të largëta, ashtu si shpresoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës kur vendosën më të shtrenjtën – edhe jetën e tyre – ta japin për këtë tokë, dhe ashtu si shpresuan mijëra qytetarë kur çmimi i lirisë ishte shumë i lartë,” tha Osmani.

-Advertisement-

Ajo theksoi se sot nuk kërkohen sakrifica të jashtëzakonshme, por veprime të thjeshta dhe të fuqishme:

“Të dalim dhe të votojmë për bashkimin dhe kundër ndarjes së këtij populli që ka sakrifikuar aq shumë. Bashkë, bashkë si kemi ditur gjithmonë kur Kosova ka pasur më së shumti nevojë për ju,” u shpreh Osmani./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy