Sport

U vonua në grumbullim, Tuchel dënoi talentin Mbappe

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 29 October 2018

Talentit francez, Kylian Mbappe, i mjaftuan vetëm tre minuta në fushë për të zhbllokuar klasiken e Ligue 1 mes Olimpique Marseille dhe PSG në Velodrome, që u mbyll me një tjetër gol të shënuar nga Draxler në kohën shtesë.

Në fakt, të gjithë u çuditën kur kuptuan që trajneri Thomas Thuchel kishtë në lënë në stol 19-vjeçarin së bashku me Rabiot, pasi në seancat e fundit para ndeshjes nuk kishin shfaqur asnjë problem fizik. Atë që kishte ndodhur e shpjegoi trajneri gjerman pas takimit, duke zbuluar se nuk i kishte përfshirë në 11-shen bazë të dy lojtarët për arsye disiplinore.

“Kolektivi është gjithmonë më I rëndësishëm se individualteti. Për mua nuk ishte gjë e mirë të luaja në një ndeshje kaq të rëndësishme pa Mbappenë titullar. Djali u përgjigj mirë, por mua nuk më pëlqen të marr vendime të tilla.”

-Advertisement-

Sipas shtypit francez, Mbappe dhe Rabiot ishin paraqitur me vonesë në grumbullimin para takimit të vendosur nga Thuchel. Vendimi për ta lënë një pjesë loje në stol kampionin e botës u përkrah edhe nga Neymar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera