Sport

U tërhoq në janar, Bale përshëndetet edhe me kombëtaren: Ishte një nder

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 29 March 2023

Gareth Bale e mbylli me futbollin në moshën 33-vjeçare teksa së fundmi, ish-sulmuesi u përshëndet edhe me kombëtaren e tifozët uellsianë.

Në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ku Uellsi priste Letoninë në shtëpi, Bale mori mikrofonin para startit të sfidës dhe iu drejtua të pranishmëve. Ish-lojtari i Real Madrid theksoi se ishte një nder që përfaqësoi kombëtaren ndërsa falenderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Dua të theksoj se për mua ishte një nder të përfaqësoja Uellsin dhe të luaja para tifozëve më të mirë në botë. Më keni mbështetur mua dhe familjen time në kohë të mira dhe të vështira, ndaj është e pamundur t’ju falenderoj aq sa duhet.

-Advertisement-

Të luaja para jush ka qenë kënaqësia më e madhe, do të më mungoj shumë kjo pjesë. Por, e di se ju do të jeni aty për të mbështetur djemtë. Ju tifozët jeni Uellsi dhe bëni gjithçka speciale. Tani e tutje do të jem një tifoz si ju duke brohoritur për kombëtaren dhe shpresoj të takohemi sërish në të ardhmen”, u shpreh Bale.

Kujtojmë se Bale me 41 gola është golashënuesi më i mirë i Uellsit ndërsa me 111 ndeshje është edhe lojtari me më shumë paraqitje në kombëtare.

Skuadra e fundit për Bale ishte Los Angelos Galaxy në Amerikë ndërsa në të kaluarën uellsiani është aktivizuar edhe me Southampton, Tottenham dhe Real Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera