Fokus

U sulmua nga protestuesit, kjo është gjendja e Vullnet Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 11 August 2023

Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellë protestën si revoltë ndaj “Dokufest”, është sulmuar fizikisht.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Albion Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona.

Lidhur me sulmin ndaj tyre, Krasniqi në një prononcim për Infokus ka thënë se gjendja e tij dhe e kameramanit është e mirë.

-Advertisement-

“Mirë, mirë jena, super jena”, ka thënë ai.

Pas sulmit ndaj ekipit të nacionales pati reagime të shumta.

Lidhur me sulmin ndaj tyre reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sulm të cilin përes reagimit e quajtën të papranueshëm.

“Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin  e AGK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera