Lajme

U pezulluan nga KQZ-ja, Republikanët e Kosovës dalin me sqarim

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 15 August 2023

Partia Republikanët e Kosovës sot janë pezulluar me një vendim të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në njoftimin e lëshuar nga ky subjekt politik bëhet e ditur se nuk kanë mundur të mbajnë Kuvendin Zgjedhor për shkak të problemeve shëndetësore që kishte kryetari i partisë, Faton Kurti.

“Partia, Republikanët e Kosovës është pezulluar përkohësisht pasi për arsye të problemeve shëndetësore të kryetarit të partisë, Faton Kurti, nuk ka qenë e mundur të mbahet Kuvendi i tretë brenda datës 3 Gusht 2023”.

-Advertisement-

“Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i është kërkuar shtyrja e afatit dhe nga KQZ është miratuar po sot shtyrja e afatit të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Partisë me 45 ditë nga marrja e këtij vendimi. Organet drejtuese të Partisë dhe Kryesia janë duke vënë në lëvizje gjithë anëtarësinë dhe Kuvendi Zgjedhor i Partisë, Republikanët e Kosovës do të mbahet së shpejti”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera