Sport

U përmend Galatasaray, menaxheri i Muriqit qartëson gjithçka

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 17 December 2020

Ditë më parë është përfolur për një rikthim të mundshëm të sulmuesit të Kosovës në ligën e Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Prizrenasi ka bërë hap gjigand në karrierë duke nënshkruar me Lazion në afatin kalimtar të verës.

Pritshmërit për 26 vjeçarin ishin të mëdha, megjithatë Muriqi akoma nuk ka arritur të tregoj potencialin e tij në Serie A.

-Advertisement-

Zërat se Vedati do të rikthehet në Superligën e Turqisë, por kësaj radhe me Galatasaray, i ka mohuar menaxheri i tij.

“Pretendimet për Galatasaray nuk janë të vërteta”, ka thënë Canatar.

Kujtojmë që Muriqi akoma nuk ka arritur të shënoj golin e tij të parë me Lazion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera