Lajme

U përdor nga autorët e sulmit të Top Channel, ky është Range Roveri, si iu vodh kosovarit në parkingun e restorantit në Lezhë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 28 March 2023

Kjo është makina Range Rover e përdorur nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola.

Makina i është vjedhur në korrik të 2020 një shqiptari të Kosovës që kishte ardhur për vizitë në Tale të Lezhës.

Ai e kishte parkuar makinën në parkingun e një restoranti pasi kishte pyetur pronarin i cili i kishte thënë pronari se mund ta bënte një gjë të tillë.

-Advertisement-

Por kur u kthye nuk e gjeti më makinën. Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Lezhës, në Tale.

Që prej atëherë ndonëse sipas pronarit të restorantit rasti ishte denoncuar në polici, autoritetet nuk e kishin gjetur makinën.

Makina e djegur

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera