U nda nga jeta atdhetari i shquar Mehmet Kelmendi
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 22 May 2017
Të dielën, më 21 maj 2017, në moshën 90 vjeçare, u nda nga jeta Mehmet (Shaban) Kelmendi, njëri prej veprimtarëve të palodhshëm të lëvizjes kombëtare në Fushë-Kosovë.
I ndjeri ishte një nga pishtarët e parë të arsimit, të cilit iu ndalua kjo veprimtari që në start nga UDB-ja famëkeqe, e cila që në moshën 25 vjeçare, më 1952, ia hapi dosjen në mesin e 35 mësuesve shqiptarë të rrethit të Graçanicës (Prishtinës), duke e cilësuar të rrezikshëm për punën e mësuesit.
Si pjesëtar i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, inkuadrohet në grupin e Ismail Gollakut që ishte formuar në fillim të vitit 1962, sipas shkollës së organizimit të Grupit të Metush Krasniqit, i burgosur në vitin 1958. Mirëpo, në fund të vitit 1962 zbulohet grupi dhe Mehmet Kelmendi, më 8 mars të vitit 1963, u dënua nga Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, vetë i shtati, ndërsa burgun e rëndë e vuajti në burgun famëkeq të Serbisë në Nish.
Ismail Gollaku ishte pinjoll i një familje nga lagjja Qorraj e Keqekollës, e cila e kishte pësuar më 1921 nga e ashtuquajtura errfija dhe nga ploja serbe kishte shpëtuar vetëm babai i tij bashkë me një motër që kishin qëlluar te daja Halit Banulla në fshatin Topliçan të Lipjanit. Në Topliçan ku ishte rritur Ismail Gollaku e kishte formuar Grupin e Topliçanit me emrin “Nacionalistët drejt organizimit”, grup ky që sipas aktakuzës, kishte për qëllim shkëputjen me forcë të Kosovës nga Jugosllavia dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Dokumente arkivore dëshmojnë se ndjekja nga pushteti e Mehmet Kelmendit fillon që nga viti 1952 kur UDB-ja famëkeqe ia hapi dosjen në mesin e 35 mësuesve shqiptarë të rrethit të Graçanicës (Prishtinës), ndërsa gjatë një pjese të shërbimit ushtarak në vitet ‘50 u dënua me burg në kohëzgjatje prej 10 muajsh nga Gjyqi Ushtarak në Shkup.
Pasi iu ndalua puna në arsim Mehmet Kelmendi u punësua në Organizatën Hekurudhore të Kosovës në Fushë-Kosovë, ku punoi deri në pensionim. Mirëpo, edhe si ish i burgosur politik mehmet Kelmendi nuk e ndali veprimtarinë atdhetare. Ai ishte model për brezin që i takoi se si duhet të ecet drejt, pavarësisht situatave e torturave, ishte model i konsekuencës, sakrificës dhe atdhedashurisë.
Edhe pse gjithnjë i përndjekur nga pushteti, kurrë nuk u ndal së punuari për çështjen kombëtare. Pa shkëputje nga puna mbaroi Shkollën e lartë për hekurudha në Beograd dhe bashkë me Mehdi Gojnovcin e Adem Sogojevën i vuri bazat e administratës shqipe në Hekurudhën e Kosovës, që ishte e dominuar nga kuadrot serbe e malazeze. Madje për një kohë të gjatë ishte instruktor i aftësimit profesional të kuadrove të reja për punë në hekurudhat e Kosovës.
Në Fushë-Kosovë, ku familja e tij ishte vendosur që para Luftës së Dytë Botërore, Mehmet Kelmendi u dallua si një veprimtar që me ngulm po luftonte për prosperitetin e shqiptarëve në një mjedis që njihej i dominuar nga serbët. Ai ishte prijatar i shumë aktiviteteve shoqërore, arsimore e kulturore me të rinjtë shqiptarë, herë në skenë e herë në prapaskenë. Me emrin e tij lidhet formimi i shoqërisë kulturo-artistike “Lulëzimi” në Fushë-Kosovë në vitin 1972 dhe i teatrit “Qëndresa”, institucion ky i vetmi kulturor në Fushë-Kosovë nëpërmjet të të cilit për një kohë të gjatë artikulohej zëri i shqiptarëve.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...