U mbyll para kohe afati për aplikim për subvencionimin për izolimin e shtëpisë, Abazi: Ky nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi i keq
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 21 August 2023
Deputeti Haki Abazi ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti e Qeverisë për ndihmën në sektorin energjetik, që ka thënë se është dështimi i radhës i saj.
Ai ka thënë se Kurti doli në konferencë për të marrë poena por afati mbyllet dy ditë pasi hapet konkursi dhe ai më nuk paraqitet.
Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk është as afër asaj çfarë është premtuar dhe se është keqpërdorim, keqmenaxhim i thellë i fondeve publike dhe padituri e përgatitjes dhe dizajnimit të politikave publike dhe zbatimin e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Dështimi radhës në sektorin energjetik!
Para katër ditëve në prezencë e me fjalim të Kurtit u hap mundësia për aplikim për intervenim për rritje të efiçiencës të përdorimit të energjisë dhe për pajisje efiçiente. Nismë për të thënë e për t’përshëndetur.
Afati për aplikim sipas raportimeve është mbyllur pas dy ditëve. Çfarë të thuhet, si të shpjegohet apo kush janë këta njerëz që shtetin e shohin si lodër fëmijësh. Natyrshëm Kurti del në konferencë për shtyp me ministrat kur duhet të përfitoj ndonjë poen, por ngaqë thellësisht manipulator nuk paraqitet kur dështimi është i qartë dhe pas dy dite mbyllet konkursi.
Kthehemi te energjia dhe efiçienca dhe mbajmë vështrimin thjeshtë dhe pa komplikime.
Pajisjet efiçiente dhe subvencionimi tyre si program është aplikuar me vite në Kosovë me fondet e Bashkimit Evropian. Përfituesit kanë qenë shitësit e pajisjeve, frigoriferë, shporeta, bojlerë, ujtitë etj. Dmth ky program është i dështuar sepse pajisjet blihen dhe kthehen për të përfituar diferencën në kesh. Pyetni ekspertin nga Shqipëria që ka udhëhequr këtë program në Kosovë.
Gjithashtu ky lloj subvencionimi sikur edhe në rastin e pompave termike e prish tregun sepse ngrit kërkesën pa nevojë dhe rrjedhimisht edhe çmimin. Në rastin e pompave termike, çmimi për njësi është ngritur deri në 35-40%. Një pompë termike që në Maqedoni të V. kushton 6000 euro në Kosovë në kohën e subvencionimit është shitur 10,000 euro dhe vazhdon. Poashtu rritja artificiale nëpërmjet subvencioninit e kërkesës në treg dhe koha e shkurtër për aplikim dhe lëvrim të grantit në njërën anë dhe mungesës së plotë të përshkrimit të saktë të specifikacionit teknik dhe kritereve, ka sjellur në treg dhe janë instaluar pajisje që janë joefiçiente, të pa standardizuara e me raste edhe me gazra që nuk pranohen në BE.
Përkrahja me paratë e taksapaguesve për izolim të shtëpive dhe hapsirave të banuara është duke u bërë pa ligjin për ndërtim, pa standardet teknike, pa specifikacion teknik, pa përshkrim të standardeve të dyerve dhe dritareve, pa standard të llojit të xhamit (qelqit), pa kualifikim të kryersve të punëve apo mbikqyrjes së realizimit teknik. Dmth vazhdim i njejtë se si janë bërë punët në të kaluarën, qëllimi është tenderi, shpenzimi i buxhetit dhe ndonjë foto në facebook apo video në instagram apo të dyja kinse çdo gjë është në rregull.
Puna mbarë, po kjo nuk është as afër asaj çfarë është premtuar! Në fakt është keqpërdorim, keqmenagjim i thellë i fondeve publike dhe padituri e përgaditjes dhe dizajnimit të politikave publike dhe zbatimin e tyre.
Ky nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi i keq!
Të tjera
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...