U martuan e krijuan fëmijë, por pas 4 vitesh e kuptuan të vërtetën e hidhur
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 11 August 2017
Një burrë 39-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e tij të dhimbshme me gruan e tij, e cila në të vërtetë doli të ishte motra e tij. Ai ka thënë se ka jetuar i lumtur me të pa e ditur se ishte vëllai i saj dhe ka një djalë me të, por me të marrë vesh të vërtetën, kanë ndryshuar të gjitha gjërat.
Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:
Kisha një grua të mrekullueshme dhe një djalë fantastik, por tani jeta ime është copëtuar, sepse jam martuar me motrën time pa e ditur se ishte motra ime.
Unë jam 39-vjeçar dhe u martova vonë në moshën 35 vjeçare.
Unë e dija që kur isha fëmijë se isha i adoptuar.
I kam dashur prindërit e mi që më adaptuan, por gjithmonë e ndjeja veten të paplotësuar.
Jeta ime u mrekullua kur takova një vajzë.
Ajo ishte pesë vjet më e re se unë dhe më tërhoqi menjëherë.
Kur biseduam, më tha se edhe ajo ishte e adoptuar.
Gjithçka hyri në vend pasi kuptova se kisha gjetur dikë që e dinte se si ndihesha unë.
Ajo kishte të njëjtat dyshime dhe të njëjtat ndjenja të mungesës së lidhjes sikurse unë.
Prej asaj dite, ne ishim të pandashëm.
Ndjeja sikur kisha gjetur më në fund atë që dëshiroja.
Një vit më vonë, u martuam dhe lindëm një djalë të mrekullueshëm që tani është 3 vjeçar.
Ashtu si një budalla, ndjeja se kisha një pjesë të humbur, kështu që doja ta gjeja nënën time të vërtetë.
Edhe kjo do të ishte mirë, por unë i kërkova bashkëshortes time të gjente edhe ajo të veten.
Mund ta bëjmë së bashku, i thashë.
Por, duke gjurmuar për nënat tona, ne përfunduam në të njëjtin vend. Ne zbuluam se kishin të njëjtën nënë.
Gruaja ime u shkatërrua dhe ajo u zhvendos me djalin tonë të njëjtën ditë.
Ajo tha se ndihej e ndotur brenda.
Unë kam provuar ta bind atë që ne jemi ende të njëjtët njerëz që si të çmendur ramë në dashuri, por ajo thjesht nuk do të dëgjojë dhe më fajëson mua për tërë këtë rrëmujë.
Ne jemi të divorcuar dhe ajo është larguar nga rrethina, duke marrë djalin tonë me vete.
Unë tani po shkoj nëpër gjykata vetëm për të bërë që ta shoh atë përsëri.
E di që po pi shumë, por njerëzit qeshin me mua pas shpine.
Jam i dëshpëruar dhe duhet të bëj diçka për të larguar dhimbjen.
Përgjigjja e psikologes:
Më vjen shumë keq për të gjithë ju. Ky nuk ishte faji i askujt, por dëmet janë aq të mëdha.
Gruaja juaj ndjen nevojën që dikush të fajësohet, por është krejtësisht e gabuar që ajo t’iu fajësojë juve.
Unë jam e sigurt se ajo dëshiron për të mbrojtur djalin tuaj të vogël nga e vërteta, por ajo nuk mund të rishkruaj historinë për të.
Kontaktoni “Familjeve iu nevojiten etërit” që ndihmojnë prindërit të jenë atje për fëmijët e tyre pas një shkatërrimi familjar. Ata mund t’ju ndihmojnë të përballoni gjithë këtë dhimbje.
Unë e kuptoj tundimin për të pirë, por kjo nuk do të ndihmojë që lufta juaj të jetë pjesë e jetës së djalit tënd.
Në vend të kësaj, unë sugjeroj që ju të shihni mjekun tuaj dhe kërkoni një referim për këshillim, dhe ndoshta edhe një recetë për ilaqet kundër depresionit për t’ju ndihmuar të kaloni nëpër këtë kohë të vështirë.
Tani për tani, jetoni jetën në këtë mënyrë. Tu lutem, më trego pastaj se si do ju ecë e gjithë kjo
Të tjera
-
Dervishaj për tubimin në Mitrovicë: Kjo është forca e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës të enjten mbajti një tubim në Mitrovicë ku pati ...
-
Rama sot ndan mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot do të ndaj mirënjohje për familjet P...
-
28-vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Policia jep detaje – Konfirmohet vdekja tragjike e një gruaje në Prishtinë
Një grua ka vdekur në Prishtinë të enjten pas rënies nga një ndërtesë në rrug...
-
I riu në Istog vetëplạgoset me ạrmë, përfundon në ndalim pasi e gënjeu policinë se u sụlmua nga qentë
Dyshohet se në fshatin Vrellë të Istogut një i ri pësoi lëndime nga arma e zj...
-
Sot përfundon mandati i Lajçakut
Sot i përfundon mandati emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav L...
-
Hamza shkon sot në Gjakovë dhe Malishevë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Koalicioni “Kosova Fituese” sot do të mbajë tubim në Deçan
Koalicioni "Kosova Fituese" ka bërë të ditur agjendën për ditën e sotme në ku...
-
Reduktohet lista e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, konfirmon ZPS-ja
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka reduktuar edhe me teje listën e saj të d...
-
Kurti mbledh sot ministrat, në rend dite janë 16 pika
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga ora 09:30. Në rend dite j...
-
Sot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrạsjen e Liridona Ademajt
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca në çështjen penale...
-
Ahmeti: Në çdo fshat e lagje po na mirëpresin, prandaj bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt në fitoren tonë të madhe
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, është pr...