Lajme

U lënduan tre persona në vendin e punës, arrestohet një burrë

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 07 August 2024

Policia e Kosovës ka njofuar se është arrestuar një person pasi dyshohet për asgjësim apo heqje të pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës.

Si pasojë e kësaj tre persona janë lënduar dhe kanë pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende duke u hetuar.

-Advertisement-

“Është arrestuar një person i dyshuar pasi që në vendin e punës ishin lënduar tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera