Sport

U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 20 April 2018

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovë futboll në konkurrencën e femrave, shkruan infokusi.

Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave, si dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe përgjegjësja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka.

Para tërheqjes së shortit, Vjollca Krasniqi i përgëzoi klubet pjesëmarrëse për arritjen në këtë fazë të garave dhe kërkoi që edhe në vazhdim të mbizotërojë organizimi sa më i mirë dhe “fair-play”, në mënyrë që gjithçka të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Advertisement-

Në fund, pas tërheqjes së shortit u vendosën edhe çiftet gjysmëfinale, ku do të takohen: Mitrovica – Kosova (P) dhe Malisheva – Hajvalia. Ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, kurse ndeshjet e para janë paraparë të luhen në  mesjavën e ardhshme. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera