U hap Kampionati Evropian i peshëngritjes U-15 dhe U-17 në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 23 September 2017
Organizuar nga Federata e Peshëngritjes e Kosovës (FPK) është hapur Kampionati i parë Evropian për U-15 dhe U-17, që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe ku po marrin pjesë peshëngritësit më të mirë në Evropë.
Në ceremoninë hapëse, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (FEP), italiani Antonio Urso, zyrtarë tjerë të Federatës Evropiane dhe Botërore, president të federatave të ndryshme evropiane, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, zyrtarë të qeverisë, ambasadorë etj.
Ceremonia filloi me një minutë heshtje në përkujtim të ish-kryetarit të Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, Ali Sekiraqa, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar. Më pas, performimi i Ansamblit “Bajram Curri” i dha edhe më shumë hijeshi ceremonisë.
Kryetari i tanishëm i kësaj federate, Astrit Hasani, duke falënderuar drejtuesit e FEP-it për dhënien e organizimit, tha ndër të tjera se ky Kampionat do të shërbejë për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit të peshëngritjes në Kosovë.
Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Urso, theksoi se është privilegj për të dhe FEP-in dhënia e organizimit të Kampionatit një vendi siç është Kosova, derisa shtoi se ky do të jetë vetëm një test për Federatën tonë, në mënyrë që në të ardhmen t’ju jepen edhe organizime më të mëdha.
Në fjalimin e tij, presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, kujtoi të ndjerin Ali Sekiraqa, falë kontributit të të cilit FPK-ja fitoi projektin për ta organizuar një ngjarje të tillë. Hasani ua konfirmoi mysafirëve gatishmërinë e Lëvizjes Olimpike për të ndihmuar në zhvillimin e peshëngritjes në Kosovë, për të cilin sport tha se Kosova në të ardhmen synon të fitojë medalje olimpike, duke ndjekur rrugën e xhudistes Majlinda Kelmendit.
Në fund, drejtuesit e FPK-së ndanë mirënjohje për mysafirët dhe ata që ndihmuan në zhvillimin e këtij Kampionati, i cili do të mbahet deri më 30 shtator 2017.
Të tjera
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...