U caktohet paraburgimi gjashtë të arrestuarve në laboratorin e drogës në Suharekë
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 18 February 2022
Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit gjashtë të dyshuarve në laboratorin e drogës në Suharekë, shkruan Gazeta Express.
Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
“Nga data e pavërtetuar e deri me datë 16.02.2022, pa autorizim, kanë kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me njëri – tjetrin kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, dhe atë në katin e 7-të, ashtu që me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e cekur është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo, që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, e po ashtu në vendin e ngjarjes janë zënë në flagrancë të gjithë të pandehurit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj gjashtë (6) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Prizren, 18 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.03.2022, ndaj të pandehurve A.R., M.V., E.M., F.M., A.M., E.D., për shkak të dyshimit zë bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
Nga data e pavërtetuar e deri me datë 16.02.2022, pa autorizim, kanë kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me njëri – tjetrin kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, dhe atë në katin e 7-të, ashtu që me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e cekur është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo, që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, e po ashtu në vendin e ngjarjes janë zënë në flagrancë të gjithë të pandehurit.
Po ashtu, të pandehurit e lartcekur, pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje, substancën të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuanë, të shpallur me ligj si narkotik, të cilat i kanë siguruar nga kultivimi i bimës narkotike, të siguruara në rrethana të përshkruara si më lartë, e të cilën substancë e kanë ofruar për shitje apo shpërndarje personave të tjerë tani për tani të pa identifikuar.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, si dhe faktin se prezenca e të pandehurve në këët procedurë është siguruar në mënyrë të dhunshme nga ana e Policisë së Kosovës, dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku se të njëjtit mund të ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, dhe do të pamundësojnë zhvillimin e rregullt të kësaj procedurë penale.
Gjithashtu, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra penale, respektivisht të pandehurit dyshohen se kanë kultivuar e transportuar shitur e shpërndarë substanca narkotike në pesha të mëdha, gjithashtu duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprave panel, Gjykata ka ardhur në përfundim që masa e paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë është e arsyeshme dhe e domosdoshme.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Të tjera
-
The Guardian: Demokratët llogarisin në votat e të rinjve për fitoren e Harris dhe të kandidatëve për Kongres
Demokratët po llogarisin tek votuesit e rinj që të dalin sot në qendrat e vot...
-
Shqetësim për votat e refuzuara në Nevada
Sekretari i Shtetit i Nevadës ka shprehur shqetësimin për numrin e votave të ...
-
Arrestohet 25 vjeçari që kërcënoi të kryente suln nëse fiton Donald Trump
Autoritetet në Michigan kanë arrestuar një 25-vjeçar, Isaac Sissel, pas dërgi...
-
FBI jep detaje të reja për kërcënimet me bọmbë në disa qendra votimi në SHBA
Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votim...
-
Raportohet se Trump dhe Musk do t’i ndjekim bashkë rezultatet preliminare
Kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump do t’i bashkohet këtë mbrëm...
-
Kamala Harris nëpërmjet intervistave në radio të “shteteve të luhatshme” u bën thirrje amerikanëve të votojnë
Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris...
-
Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
UASHINGTON – Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë...
-
Alarme për bombạ në vendvotime në disa shtete amerikane, FBI thotë se e-mailet kanë origjinë nga domenet ruse
FBI ka thënë të martën pasdite se ata janë në dijeni të kërcënimeve me bomba ...
-
Trump do t’i ndjek rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida
Ish-presidenti Donald Trump do të shikojë rezultatet e zgjedhjeve me një grup...
-
Dogana e Kosovës: Thyhet rekord i të hyrave me mbi 1.5 miliard Euro
Fillimi i muajit nëntor shënoi një arritje historike për Doganën e Kosovës, p...
-
Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit
Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendos...
-
Hovenier: Presidenti Biden do të udhëheq dhe kryej punë të rëndësishme deri më 20 janar
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot në ditën e zgje...