Lajme

U aksidentua në kufirin Serbi – Kosovë, vdes 24-vjeçari kosovar që luante futboll në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 28 December 2022

Futbollisti kosovar, Shëndrit Ahmeti, ka vdekur në moshën 24 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 26 dhejtor në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, raporton tz.de, transmeton Gazeta Infokus.

Mediumi raporton se një kamion ka goditur veturën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas tz.de me Ahmetin ishin nëna dhe vëllai i tij, të cilët janë në rrezik për jetë.

-Advertisement-

24-vjeçari ka luajtur për ekipin e katërt të TSV 1860 München.

Në një postim në Instagram, klubi kujtoi Ahmetin dhe natyrën e tij dashamirëse.

“Ne përulemi me respekt ndaj Shendritit dhe do të nderojmë kujtimin e tij në TSV 1860 München. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen e Shendritit”, thuhet në postimin e klubit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera