Twitter i jep fund politikës për menaxhim të dezinformatave për koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 30 November 2022
Gjiganti Twitter i ka dhënë fund politikës për luftimin e informacionit të rremë për pandeminë e koronavirusit.
Sipas njoftimit, kompania nuk është duke marrë veprime kundër postimeve që shkelin rregulloret për këtë virus.
Twitter ka bërë të ditur më parë se deri në muajin shtator ka pezulluar më shumë se 11.000 llogari për përhapje të informacionit të rremë për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.
Politikat tjera mbi informacionin e rremë është thënë se vazhdojnë të zbatohen.
Nën politikën specifike për COVID, Twitter ka pezulluar për disa orë, apo edhe përgjithmonë llogaritë e personave që kanë postuar vazhdimisht lajme të rreme për virusin.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, është zotuar se do ta bëjë Twitterin hapësirë për shprehje të lirë, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL
Të tjera
-
Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë pranë Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it zhvilluan pa...
-
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga Trafiku Urban,edhe nga operatorët privatë
Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës,...
-
Kolonë në Merdarë, pritjet për dalje – 40 minuta
Pritjet për t’u larguar nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, po zgjas...
-
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dh...
-
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: Duam heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë d...
-
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve bo...
-
FBI tani po heton tragjedinë e New Orleans “si një akt terrọrizmi”
FBI po heton incidentin vdekjeprurës në New Orleans si një “akt terrorist...
-
Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur
Prishtina sot është ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipa...
-
Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhụnë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bën të ditur se e ka arrestuar të martën...
-
Bota feston ndërrimin e viteve me fishekzjarre dhe dronë
Në Damask, kryeqytetin e Sirisë banorët shënuan ardhjen e vitit të ri në treg...
-
“Pa viza”- Kosovarët ia mësyjnë me të madhe Evropës, këto dy shtete po vizitohen më së shumti
Që nga 1 janari i vitit që lamë pasë, qytetarëve të Kosovës i’u është mundësu...
-
Mjegull e dendur, policia e Ferizajt bën apel për kujdes
Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka njoftuar se në disa vende ...