Lajme

Tusk në Tiranë për negociatat

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 15 September 2019

Teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim nga vendet europiane për hapjen e neogicatave të anëtarësimit në samitin e Tetorit, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk do të vizitojë javën e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari i lartë i BE-së pritet të vizitojë Tiranën të martën e 17 Shtatorit, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Pjesë e këtij turi është edhe vizita e tij në Shkup. Ai pritet të përcjellë një mesazh pozitiv për hapjen e negociatave për të dy vendet.

Në një intervistë të mëhershme për të përditshmen malazeze Vijesti, komisioneri europian për Zgjerimin në largim Johanes Hahn shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negoicatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me reformën në drejtësi, të cilën sipas tij Brukseli duhet t’a shpërblejë.

-Advertisement-

“Jam krenar për reformat që janë realizuar në Shqipëri, veçanërisht me procesin e Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, që ka ngritur një themel të ri në procesin gjyqësor dhe mund të shërbejë si model për të tjerët. Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria meritojnë hapjen e negoicatave të anëtarësimit”.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Hahn vlerëson marrëveshjen e Prespës që i dha fund mosmarrëveshjeve disa dekadëshe me Greqinë. /Tv Klan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera