Turqia thotë se Greqia e zbrapsi varkën me emigrantë në ujërat turke
Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 25 July 2022
Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zbrapsur një varkë që transportonte emigrantë nga ujërat territoriale greke në ato turke.
Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se incidenti ndodhi të dielën pranë Rodosit [ishull grek] dhe postoi pamjet me dron në mediat sociale që tregonin rojet bregdetare duke tërhequr varkën në ujërat turke pranë vendpushimit jugperëndimor të Marmaris [port- qytet në Turqi].
Rojat bregdetare greke nuk kanë dhënë ndonjë komente për rastin.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë vërtetësinë e pamjeve, të cilat tregojnë se pasagjerët e një varke lidhin një litar nga pjesa e prapme e saj në një varkë të vogël gome, të cilën varka më pas e tërheq mbrapsht përpara se të shkëputet prej saj dhe të largohet. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në varkën e vogël prej gome.
Athina ka mohuar vazhdimisht akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, se ajo i zbraps emigrantët jashtë ujërave greke, duke thënë se përgjon varkat në det për të mbrojtur kufijtë e saj.
Greqia ishte vija e parë e krizës së migracionit të Evropës në 2015 dhe 2016 kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën, kryesisht nëpërmjet Turqisë. Numri i të ardhurve ka rënë ndjeshëm që atëherë.
Greqia dhe Turqia, vende anëtare të NATO-s dhe rivalë historikë, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për çështjet e emigrantëve dhe pretendimet territoriale konkurruese./REL
Të tjera
-
“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar
Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajt...
-
Vdes një minator në Shqipëri, plagoset rëndë një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë...
-
Gjermania planifikon zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë
Bundestagu gjerman, do të diskutojë për zgjatjen e vendosjes së Bundeswehr-it...
-
Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se vendosën grānatë dore te vetura e reperit ‘Noga’
Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat e dys...
-
Ambasadori britanik shkon në Podujevë, viziton shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga nënkryeta...
-
“Prokuroria gabon qe nuk të shtin n’burg, sekser”, pérplasje edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike mes deputetëve të pozitës e opozitë
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kishte rep...
-
BE e shqetësuar për veprimet e fundit në veri: Janë të pakoordinuara
Bashkimi Evropian ka thënë se me shqetësim ka përcjellë operacionin policor t...
-
Dëshmitari Klaus Jensch: Kemi kapur persona që kishin veshur uniforma me flamuj gjerman dhe që plaçkitnin
Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch tha se gjatë...
-
Murati pas reagimit të DASh-it për aksionin në veri: Institucionet vepruan në bazë të ligjit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mbyl...
-
Eskalon protesta në Tiranë, hidhet molotov në drejtim të policisë
Molotov, vezë dhe hallakamë, janë pamjet që shoqëruan kryeqytetin e Shqipëris...
-
Oficeri i ushtrisë gjermane fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Dogana konfiskon 4 mijë copë “Ariel”, ishin të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot preparate për larje “Ariel” pasi i njëjti ...