Lajme

Turpi i Kuvendit| Deputeti me karrocë nuk mund të hy në Parlament

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 10 July 2020

Mungesa e kushteve në hapësirat e Kuvendit po vështirëson jetën, deputetit të LDK-së, Fetah Rudit.

Për shkak të mungese se shkalleve të cilat do të ishin të përshtatshëm për personat me  nevoja të veçanta, Fetah Rudi është i detyruar të kërkoj ndihmë për bartje nga persona të tjerë, shkruan Gazeta Infokus.

Rudi të premten ka publikuar disa fotografi ku shihet duke u bartur shkallëve nga kati në kat nga dy persona.

-Advertisement-

“Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga dhënia e betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, vetëm kështu mund të hyj në sallën e Kuvendit!”, është shprehur ai.

E kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që nga marrja e këtij posti ende nuk ka bërë diçka konkrete për këtë kategori.

Ndonëse në rrjete sociale e në deklarime nëpër medie, Osmani, nuk ka lënë pa përmendur problemet me të cilat hasin personat me  nevoja të veçanta.

Mandje Osmani në ditën e karrocave patë dalë në shesh për të mbështetur fëmijët të cilët nuk mund të lëvizin.

”I gjithë shteti mundet nesër, pasnesër t’ua sheh hajrin kësaj kategorie. Të gjithë duhet ta ngrisim zërin në mënyrë që t’ua sigurojmë të drejtat”, pati thënë ajo

Mirëpo kryeparalmentarja, ende nuk ka zgjedhur problemet me te cilat po ballafaqohet Fetah Rudi, në institucionin që ajo udhëheq./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera