Sport

Turne i veteranëve, synohet edhe krijimi i ligës

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 26 February 2018

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po mëton që të nisë përgatitjet për mundësitë e themelimit edhe të Ligës së veteranëve të futbollit të Kosovës, shkruan infokusi.

Në këtë drejtim ka autorizuar KF”Liria” nga Prizreni, ndërkaq Blerim Shishkon si përgjegjës që të bëjë organizimin e një turneu, ku do të merrnin pjesë ekipe të interesuara të veteranëve të futbollit dhe më pastaj sipas këtij interesimi do të shihej qartë se a ekziston vullnet e dëshirë të merret vendim për themelimin zyrtar të Ligës së veteranëve.

KF”Liria” dhe z. Shishko shumë shpejt do të nisin organizimin e këtij turneu. Duke ditur sa ka një numër shumë të madh të futbollistëve veteranë e të cilët i shohim shpesh në sallat e sportit duke luajtur futboll, FFK beson dhe shpreson se do të mund të themelojë Ligën zyrtare të veteranëve e ku do të përfshiheshin shumë veteranë në ekipe dhe me këtë mëtohet edhe një angazhim për këta veteranë sikur që bëjnë shumë federata të futbollit në Evropë e botë. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera