Turne masovik në Ferizaj në kuadër të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 20 April 2018
Në kuadër të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”, dje dhe sot në Ferizaj, Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit në Ferizaj, ka organizuar turneun në futboll, shkruan infokusi.
Ky aktivitet ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm, ku kanë qenë të përfshira 27 ekipe nga shkollat fillore të kësaj komune. Pas dy ditësh të lojërave mjaft interesante dhe rivalizuese në fund dolën edhe ekipet më të suksesshme, derisa u veçuan edhe disa talente të cilat në të ardhmen do të mund të jenë pjesë e klubeve, por edhe e kombëtares së Kosovës.
LEXO EDHE:Ja çfarë thotë kapiteni i Vëllaznimit për finalen e Kupës
Këtë aktivitet nga afër e ndoqën edhe anëtarët e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi e Ilaz Mjaku, menaxherja e futbollit të femrave Valbona Gashi-Uka dhe përzgjedhësi i kombëtareve U19 e U16, Kushtrim Munishi. Pedagogët që ishin të përfshirë në këtë aktivitet falënderuan FFK-në për këtë iniciativë, duke shprehur shpresën që gara të tilla të ketë edhe në të ardhmen, jo vetëm nga FFK-ja, por edhe federatat tjera sportive.
Fitues i këtij turneu doli ekipi i SHFMU “Gjon Sereqi” , që në finale e mundi ekipin e SHFMU “Abetarja” – Softaj, me rezultat 4:1 dhe si fitues do ta përfaqësojë Ferizajn në turneun final që do të mbahet në fund të këtij projekti në kryeqytet, me fituesit e turneve të të gjitha qyteteve. Ndërkaq, vendi i tretë i takoi ekipit të SHFMU “Dëshmorët e Lirisë” – Manastirc, që pas penalltive e mundi ekipin e SHFMU “Naim Frashëri” – Zaskok. Në fund për ekipet më të mira u ndanë kupa, medalje dhe mirënjohje. Turneu i radhës në kuadër të këtij projekti që për qëllim e ka rritjen e ndërgjegjësimit për futbollin tek vajzat në shkolla dhe rekrutimin e talenteve në futbollin e organizuar, do të mbahet në Gjakovë. /infokusi.com
Të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...
-
Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale
Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë sh...
-
Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcje...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman J...
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...