Lajme

Turisti spanjoll që u sulmua në Shqipëri, është një figurë shumë e njohur në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 19 August 2019

Nuk do ta merrni me mendë së kush është spanjolli që u sulmua nga bisha i Porto Palermos, ai është Eugenio Galdón, shef i Vodafon Espania, dhe ish sh-shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll me Adolfo Suárez, shkruan gazeta spanjolle El Pais, trasmeton FM Images.

Media spanjolle e quan terror sulmin ndaj familjes së Biznesmeni Eugenio Galdón, themelues komapnisë i ONO, ndryshe Vodafon Espania.

Biznesmeni Eugenio Galdón, themelues i ONO, dhe familja e tij kanë përjetuar agresionin e një pronari të restorantit ndërsa po kalonin pushimet në Shqipëri. Gjatë vizitës së tyre në jug të vendit ata u sulmuan nga pronari, i cili sulmoi edhe vetë Galdón dhe një prej fëmijëve të tij, në automjetin e tij, por nuk përfundon më kaq. Pronari ngjitet në automjetin e tyre dyke thyer xhamin dhe i gjithë tmerri vazhdon për disa minuta.

-Advertisement-

Eugenio Galdón (ONO)

Ngjarja ka ndodhur në datën 15 në Porto Palermo, një zonë turistike dhe kryeministri i vendit i kërkoi falje familjes spanjolle dhe ata u vizituan edhe nga Ministri i Turizmit, shkruan El Paise.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera