Lajme

Turistët “pushtojnë” Durrësin e Golemin, më besnik mbeten shqiptarët e diasporës

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 04 June 2023

Fundjava e parë e qershorit ka nisur me popullim të plazheve nga turistë vendas dhe të huaj.

Në detin e Durrësit dhe Golemit gjen pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Europa perëndimore.

Pushuesit besnikë mbeten shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por që në sezonin veror kthehen në atdhe.

-Advertisement-

“Jetoj ne Mynih të Gjermanisë dhe kam ardhur për disa ditë për pushime këtu. Plazhi është i mrekullueshëm, hotelet janë të mira”, ka deklaruar bashkëvendësi që jeton në Gjermani.

“Jam nga ata që 6 muaj i kam këtu, 6 muaj jashtë”, shprehet një tjetër pushues për TV Klan.

Një vit më parë Durrësi u frekuentua nga të paktën 1 milion vizitorë.

Operatorët turistikë thonë se në ditët në vijim parashikojnë një rritje më të madhe të pushuesve, referuar prenotimeve që ata kanë bërë për këtë sezon turistik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera