Rozë

Tuna Sejdi reagon për ndarjen, ‘thumbon’ publikisht Patris Berishën me këto fjalë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 16 March 2021

Këngëtarja aktualisht po jeton në Shkup me djalin e saj, por as ajo e as Patrisi nuk kanë deklaruar asgjë në lidhje me raportin që gëzojnë me njëri-tjetrin.

Mirëpo, ditën e djeshme, Tuna ka postuar disa statuse në Instastory, të cilat duket se janë kunja të drejtpërdrejta për ish-partnerin e saj.

“Narcistët, jetojnë një gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojnë gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jenë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë lëndojnë, edhe nëse është fëmijë”, shkruhet në postimin e parë të këngëtares.

-Advertisement-

“Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba ‘deadbeat’ (pa ndjenja, që nuk përkujdeset, nuk paguajnë mbështetje për fëmijët). Në mendjen e një narcisti, çfarëdo që ai/ajo bën dhe thotë është e drejtë dhe ti je gabim, gjithmonë. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët e tyre”, shkruhet në postimin e dytë të Tunës.

Në foton e dytë shkruhet për dashurinë e narcistëve.

“Narcistët nuk duan. Ata shfrytëzojnë. Dashuria është fjalë vetëm për shfrytëzim. Vetëm zëvendëso fjalën “dashuri” me “shfrytëzim” dhe merr sens e gjitha.

Gjithmonë do të të shfrytëzojë. Askënd nuk do ta shfrytëzoj aq shumë sa të shfrytëzoj ty. Ti je shfrytëzimi i jetës sime. Do të shfrytëzoj përgjithmonë, Shfrytëzimi im, do jem gjithmonë shfrytëzuesi yt”.

Këngëtarja e mbyll serinë e postimeve kështu:

“Të gjithë narcistët janë hipokritë. Ata pretendojnë të kenë moral dhe vlera, gjëra që si posedojnë. Prapa dyerve të mbyllura, ata gënjejnë, fyejnë, kritikojnë, dhe abuzojnë.

Ata bëjnë dhe thonë çdo gjë që duan, por si guxon t’i thuash çdo gjë mbrapsht apo t’i kritikosh. Ata kanë një rend të rregullave për të tjerët, por nuk ndjekin asnjë për vete dhe nuk praktikojnë asgjë të asaj që predikojnë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera