Lajme

Trump rriti tarifat, Meksika paralajmëron shkurtim të 400,000 vendeve të punës në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 27 November 2024

Tarifat e reja të propozuara nga presidenti i zgjedhur Donald Trump për shtete si Meksika dhe Kanadaja do të çojnë në shkurtimin e 400 mijë vendeve të punës në SHBA.

Alarmi është ngritur nga Ministri i Ekonomisë në Meksikë, Marcelo Ebrard, i cili tha sot se tarifat totale prej 25% të propozuara nga Trump, do të shkaktojnë kolaps në tregun e punës dhe do të ngadalësojnë rritjen e ekonomisë së Amerikës, duke goditur gjithashtu eksportet meksikane.

“Kjo është vetë-minuese”, tha ministri meksikan gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se Meksika dëshiron një bashkëpunim dhe integrim më të madh rajonal në vend të një lufte tarifore hakmarrëse.

-Advertisement-

Ebrard tha se tarifat e propozuara do të godasin veçanërisht rëndë eksportuesit kryesorë të automjeteve në botë, veçanërisht Ford, General Motors dhe Stellantis, dhe do të rrisin çmimet e automjeteve për konsumatorët me mijëra dollarë.

Ndërkohë, Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum bëri thirrje dje për dialog dhe bashkëpunim mes dy partnerëve tregtarë, një ditë pasi Donald Trump shpalli masën, e cila duket se bie ndesh me marrëveshjen e tregtisë së lirë që ai nënshkroi gjatë mandatit të tij të parë.

Ajo la të kuptohej se Meksika do të përgjigjej me tarifa hakmarrëse ndërsa analistët spekulojnë për mundësinë e një lufte të re tregtare nën presidencën e manjatit republikan.

Shoqata e industrisë së automjeteve të Meksikës AMIA tha se do të përgatitet për çdo eventualitet dhe do të presë të shohë se çfarë veprimi zyrtar do të ndërmerret.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera