Trump optimist për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës: Besoj se do të arrihet një marrëveshje së shpejti
Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 07 July 2026
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar se beson se të dyja palët janë të gatshme t’i japin fund luftës.
Duke folur në Ankara, ku po zhvillohet samiti i NATO-s, Trump tha se kishte zhvilluar një “bisedë shumë të mirë” me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa kishte komunikuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Besoj se të dy duan të arrijnë një marrëveshje. Është për të ardhur keq që u desh kaq shumë kohë, por mendoj se do të ketë një rezultat,” u shpreh Trump.
Ai shtoi se si Putini ashtu edhe Zelensky “duan ta zgjidhin këtë tani” dhe shprehu bindjen se një marrëveshje mund të arrihet në një të ardhme të afërt.
I pyetur nëse kishte ndonjë zhvillim të ri që e bënte më optimist ose nëse Rusia ishte e gatshme të bënte lëshime, Trump u përgjigj shkurt: “Asgjë nuk ka ndryshuar.”
Presidenti amerikan theksoi se shqetësimi i tij kryesor është ndalimi i viktimave që po shkakton lufta.
“Unë thjesht nuk dua që njerëzit të vazhdojnë të vriten,” deklaroi ai, duke shtuar se konflikti prek më shumë Evropën sesa Shtetet e Bashkuara.
“Ne jemi aty për të ndihmuar Evropën, por ky konflikt nuk prek drejtpërdrejt SHBA-në. Megjithatë, nuk mund ta duroj të shoh atë që po ndodh,” tha Trump.
Ai tregoi se ka parë fotografi nga fushëbetejat në Ukrainë, duke i përshkruar ato si skena të një dhune ekstreme.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Është një masakër dhe duhet të marrë fund,” përfundoi presidenti amerikan.

T� tjera
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...


































