Trump: Nëse rizgjidhem president do ta shmangë Luftën e Tretë Botërore, lufta në Ukrainë përfundon për një ditë
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 05 March 2023
Donald Trump, ka thënë se ai duhet të zgjidhet përsëri president i ShBA-së në vitin 2024, në mënyrë që të shmanget një Luftë e Tretë Botërore.
Trump është shprehur se Amerika duhet të ndalojë së shpenzuari miliarda dollarë për mbrojtjen e Ukrainës, pasi ai do t’i jepte fund luftës për “një ditë” nëse zgjidhej president dhe kërkoi që aleatët e NATO-s të paguajnë më shumë për koston e konfliktit.
Ai tha se Joe Biden po e çonte ShBA-në në “harresë” dhe 2024 do të ishte “beteja përfundimtare”.
Në një fjalim maratonë, që zgjati një orë e 45 minuta në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator (CPAC), Trump shmangi përsëritjen e pretendimeve të tij të mëparshme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur”, shkruan Telegraph.
Trump u zotua gjithashtu se ai dhe mbështetësit e tij “nuk do të kthehen kurrë” në një Parti Republikane të drejtuar nga “të çuditshëm dhe budallenj” që ishin përfshirë në “luftëra të huaja të pafundme”.
“Ne do të kemi Luftën e Tretë Botërore nëse diçka nuk ndodh shpejt. Unë jam i vetmi kandidat që mund ta bëjë këtë premtim. Unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore”, u shpreh Trump.
Ai shtoi: “Në vitin 2016 kam deklaruar ‘Unë jam zëri juaj’, sot shtoj: Unë jam luftëtari juaj, unë jam drejtësia juaj. Dhe, për ata që u janë bërë padrejtësi dhe tradhtuar, unë jam hakmarrja juaj”.
Të tjera
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...
-
Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Q...
-
Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Geor...
-
Xi në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Është vendi i parë në Evropë me të cilin Kina po ndërton një komunitet me të ...
-
Këto janë vendimet që ka marrë Qeveria në mbledhjen e 203-të
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën...
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...
-
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferenc...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektlig...
-
Haliti kritikon Kurtin: Qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së çojnë ujë në mullirin e Serbisë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Ja...