Trump kërkon përfundimin e hetimit mbi ndërhyrjet ruse
Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 01 August 2018
Donald Trump ka kaluar në një etapë të re të sulmeve verbale kundër prokurorit special Robert Mueller, duke shprehur dëshirën e tij që të shohë ministrin e tij të Drejtësisë që t’i japë fund hetimit për ndërhyrje ruse në fushatën elektorale të vitit 2016.
Në një mesazh në “Twitter” të publikuar sot në mëngjes, presidenti amerikan vlerësoi se Jeff Sessions “duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash të trukuar, para se ajo të helmojë pak më shumë vendin tonë”.
Por Shtëpia e Bardhë i zbuti këto deklarata të presidentit pas reagimeve të shumta në lidhje me këtë ndërhyrje në çështjet juridike, shkruan ATSH.
“Nuk është një urdhër, është opinioni i presidentit”, tha zëdhënësja e tij, Sarah Sanders.
Trump është përpjekur prej shumë muajsh të diskreditojë këtë hetim, që ai e gjykon të mbushur me konflikte interesi të lidhura me Robert Mueller dhe që po helmon mandatin e tij.
Në kuadër të këtij hetimi, agjentë dhe personalitete ruse janë akuzuar. Por janë arrestuar edhe katër anëtarë të fushatës presidenciale të Trump, megjithatë ata janë duke u gjykuar për shkelje që nuk kanë lidhje direkte me një ndërhyrje të mundshme të Moskës
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...