Trump hedh firmën e parë si President i zgjedhur, emëron Susie Wiles për shefe të kabinetit
Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 08 November 2024
Donald Trump ka shpallur që Susie Wiles, bashkëmenaxherja e fushatës së tij të rizgjedhjes, si shefe e tij e kabinetit:
“Susie Wiles sapo më ndihmoi të arrij një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane dhe ishte një pjesë integrale e fushatave të mia të suksesshme të 2016 dhe 2020. Susie është e fortë, e zgjuar, inovative dhe gëzon respekt e admirim universal. Ajo do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Është një nder i merituar që Susie të jetë e para shefe e kabinetit femër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar.”
Wiles njihet gjerësisht, si brenda ashtu edhe jashtë rrethit të ngushtë të Trump-it, për drejtimin e një prej fushatave më të disiplinuara dhe të mirëorganizuar, dhe shihej si kandidatja kryesore për këtë pozicion. Ajo e shmangu kryesisht vëmendjen, madje refuzoi të fliste ndërsa Trump festonte fitoren e tij herët në mëngjesin e së mërkurës.
Punësimi i Wiles është vendimi i parë i madh i Trump si president i zgjedhur dhe mund të jetë një provë përcaktuese për administratën e tij të ardhshme, pasi ai duhet të ndërtojë shpejt ekipin që do të ndihmojë në drejtimin e qeverisë federale. Wiles nuk sjell përvojë në qeverisje, por ka një marrëdhënie të ngushtë me presidentin e zgjedhur.
Ajo arriti të bënte atë që pak të tjerë kanë mundur: ta kontrollonte impulsivitetin e Trump-it – jo duke e qortuar ose duke i dhënë mësime, por duke fituar respektin e tij dhe duke i treguar që do të ishte më mirë nëse ndiqte këshillën e saj sesa ta shpërfillte atë.
Të tjera
-
KQZ sot e mban mbledhjen e radhës, shqyrtohet Lista e Qendrave të Votimit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se do të mbajë sot mbledhje...
-
Sindikata e KEK-ut me ultimatum për menaxhmetin dhe Bordin: Keni afat deri sot
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar javën e kalu...
-
Vajza transgjinore e Elon Musk pas fitores së Trump: Nuk e shoh të ardhmen në SHBA
Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson (20) shprehu shqetësimin ...
-
“Trump nuk më shkarkon dot”, kreu i Bankës Qendrore të SHBA: S’e jap dorëheqjen edhe Presidenti m’a kërkon
Shefi i bankës qendrore të SHBA-ve thotë se Trump nuk mund ta shkarkojë. K...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime për zbarkim nga helikopterët
Ushtarët hungarezë të KFOR-it kanë bërë dje ushtrime në kampin në Novosellë n...
-
Trump: S’ka zgjidhje tjetër – dëbim masiv për imigrantët ilegalë
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se kostoja e dëbimit t...
-
Hoxhaj: Me Trump si president, Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me Trumpin, Ball...
-
Osmani në Budapest, takimet me liderë nga vende të ndryshme të botës dhe deklarata para nisjes së samitit
Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar të enjten në Hungari ku ka përfaqësuar R...
-
Aleatët e zv.Presidentes Harris fajësojnë Presidentin Biden për humbjen e saj
Emri i Joe Biden nuk ishte në fletëvotime në zgjedhjet e 5 nëntorit, por hist...
-
Haradinaj sot prezanton kandidatët për deputetë nga dega e Rahovecit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot pritet do të bëjë ...
-
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ushqimin e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ush...
-
Kurti takon mërgatën në Oslo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takojë mërgatën në Oslo të No...