Lajme

Hamza: Veteranët e luftës do të lejohen të punojnë në sektorin privat

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 07 Nëntor 2024

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme ndaj kategorive të dalura nga lufta.

Ai në “Presssing” të T7, ka thëë se do të ketë rritje të pensioneve për veteranët 50%.

Po ashtu, ka thënë se do të iu lejohet të punojnë në sektorin privat.

-Advertisement-

“Qeveria aktuale është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme dhe disrespekt ndaj kategoritë të dalura nga lufta dhe do të ketë rritje edhe për pensionet e veteranëve të luftës për 50%, për më tepër do të ju lejohet e drejta që ata me punu në sektorin privat”, ka thënë Hamza.

Hamza tha se nuk ka asnjë dëm që një veteran i shëndetshëm të punojë, përkundrazi tha se formalizohen vendet e punës, i paguhen taksa shtetit, si dhe veterani ka më shumë të ardhura për vete dhe familjen e tij.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy