Trump akuzon Obama-n: Nuk bëri asgjë për Rusinë
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 25 June 2017
Pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet Presidenciale të nëntorit, e lidhjet e mundshme të Donald Trump-it me Moskën, e kanë vënë nën një presion të madh presidentin amerikan.
Por ky i fundit hidhet në kundërsulm dhe akuzon paraardhësin se nuk ka bërë asgjë për të parandaluar ndërhyrjen ruse.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Barack Obama ishte vënë në dijeni përpara 8 nëntorit për akuzat, por pavarësisht kësaj nuk kishte vepruar.
“Administrata Obama ishte informuar prej kohësh për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje e 8 nëntorit dhe nuk bëri asgjë për këtë. Përse?”, pyet Trump në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.
Postime të ngjashme ai bëri edhe gjatë së shtunës. Komentet e presidentit pasojnë një artikull të “Washington Post” në të cilin thuhet se Obama ishte informuar që në muajin gusht për përfshirjen e drejtpërdrejtë të liderit rus Vladimir Putin.
Çështja është në fokus të hetimeve të nivelit të lartë në SHBA. Numri një i Kremlinit ka mohuar vazhdimisht akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, në favor të Trump-it. Sipas “Ëashinton Post”, Obama kishte konsideruar në mënyrë të fshehtë një sërë opsionesh për të ndëshkuar Moskën, por në fund vendosi për një masë simbolik, atë të dëbimit të 35 diplomatëve dhe gjithashtu mbylljen dy komplekseve ruse.
Media prestigjioze amerikane raportoi se Obama ishte i shqetësuar se edhe ai mund të akuzohej për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve.
Mes masave që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë në konsideratë, por nuk i kishte vënë në veprim, përfshihej implementimi i armëve kibernetike në infrastrukturën ruse dhe publikimin e informacioneve të dëmshme për presidentin Putin.
Të tjera
-
Lushtaku nga takimi me hoxhallarët: Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Krasniqi takon ambasadorin Rohde, flasin mbi zhvillimet politike dhe fushatën zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në n...
-
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mirëpritu...
-
Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdẹkur në një stacion të trenit në Francë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngj...
-
Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinjët si paramalitarët serb në Skënderaj
35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga...
-
“Po gënjen se është i afërt me SHBA’në”- Kurti merr një goditje të rëndë nga Administrata Trump
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione s...
-
Haradinaj nga ceremonia e varrimit të tre fëmijëve në Jabllanicë: Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova
Sot në fshatin Jabllanicë në Gjakovë iu dha lamtumira e fundit tre fëmijëve t...
-
Rafuna: LDK është frymë e presidentit Rugova, bashkohuni për një Kosovë të re aty ku qytetari është në qendër të çdo vendimi
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me numrin 45,...
-
Mesazhet që implikojnë direkt Albin Kurtin në aferat e KEK
Disa biseda mes Albin Kurtit, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit e Artane Rizvan...
-
Haradinaj nga Drenasi: Koha me ia kthy të mirat Drenicës
Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradina...
-
Daut Haradinaj viziton ELKOS Group: Peja do të rikthehet në atë që ishte – thesari i Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
U jepet lamtumira e fundit tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj, në fsh...