Sport

Trukime, tolerime dhe eskorta, “njollosen” kualifikueset latine

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 12 October 2017

Ndeshjet e fundit kualifikuese në grupin e Amerikës latine për botërorin 2018 u njollosën nga akuzat dhe dyshimet për trukime dhe tolerime, lojëra antisportive dhe aleanca që kalojnë kufijtë e futbollit.

Në qendër të ciklonit përfunduar të gjitha përballjet pa përjashtuar asnjë, duke nisur nga Peru-Kolumbi e cila de fakto dënoi Kilin me përjashtimin nga turneu i vitit që vjen.

Ndeshja në fjalë u mbyll në barazim 1-1 dhe i dha një biletë kualifikuese direkte Kolumbisë, duke spostuar në Play Off padronët e shtëpisë.

-Advertisement-

Në shumë momente të lojës. Falkao u duk sikur ishte ftuar në një bashkëbisedim me lojtarët e Perusë, dhe jo si një sulmues që shënon edhe kur nuk e pret. Në të njëjtën orë Kili humbiste në Brazil dhe nga qëndrimet e dy pankinave respektive, nisën dyshime se bëhej fjalë për një barazim të vendosur më parë.

Edhe në fitoren e Argjentinës në Ekuador, u fol fillimisht për incentive në para’ në favor të vendasve për të eliminuar “Seleccion”. Helmi i fundit i akuzave në rend kohor, erdhi nga tekniku i Venezuelës, Dudamel.

Ai denoncoi tentativat e korrupsionit të skuadrës së tij, për të favorizuar suksesin e Paraguait që synonte Play Off, kjo përmes prostitutave.

“Pashë sjellje të rënda por me synime të qarta. Hoteli ynë ishte plot me femra që kërkonin të joshnin lojtarët”, tha trajneri i Venezuelës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera