Trotuaret dhe parkingjet publike problemi kryesor në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 06 June 2018
Organizata Iniciativa për progres INPO ka bërë një hulumtim rreth shërbimeve në komunën e Prishtinës.
Trotuaret dhe parkingjet publike dalin të jenë vetëm disa nga problematikat në të cilët qytetarët janë përgjigjur në anketën e bërë nga INPO, shkruan GazetaFokus.
78% e qytetarëve deklarohen të jenë të pakënaqur ose shumë të pa kënaqur me hapësirën publike të rezervuar për parkingje, ndërsa 64.01% e qytetarëve janë të pakënaqur me trotuaret në komunën e Prishtinës .
Albulena Nrecaj nga drejtorja ekzekutive e OJQ INPO, tha se ky raport është mbështetur në 15 fusha të shërbimeve komunale.
“Ky raport është mbështetur në 15 fusha të shërbimeve komunale. Për të gjitha shërbimet është bërë matje përveç shërbimeve sociale. Cilësia e arsimit, aktivitetet sportive, gjendja dhe mirëmbajtja e rrugëve, trotuaret, parkingjet, hapësirat gjelbëruese janë disa nga shërbimet komunale që janë të përfshira në këtë raport” tha ajo.
Sekretarja e Përgjithshme në MAP, Rozafa Ukimeraj, e vlerësoi lart raportin pasi është i vlefshëm për të paraqitur kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet komunale.
“Në bazë të vlerësimit të përgjithshëm të vitit 2016 komuna e Prishtinës ka qenë në dhjetëshen e komunave me performancën më të mirë, ku është ranguar e gjashta.
Ndërsa sa i përket vitit 2017 komuna ka treguar një performancë të lartë në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ujit të pijshëm”, tha ajo.
Kurse, drejtori i Administratës në komunën e Prishtinës Muhedin Nushi, lavdëroi punën në shërbimet e administratës dhe të shëndetësisë, ku sipas tij qytetarët janë është shumë të kënaqur.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë se në qeverisjen e kaluar janë marrë më shumë në këto dy fusha.
Vërejtja e tij për këtë raport ishte që nuk ishin marrë edhe me cilësinë e ajrit në Prishtinë, pasi aty kanë ndërmarrë disa aktivitete që kanë ndikuar pozitivisht në këtë aspekt./GazetaFokus
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...