Sport

“Tronditet” Çelsi, lojtari kërkon transferimin tek Arsenali

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 08 August 2019

Mbrojtësi i Çelsit, David Luiz, ësh të rebeluar me klubin për të forcuar një transferim te rivalët e Arsenalit. Një lajm shokues për tifozët e bluve të Londrës që ka ardhur si rrufe në qiell të hapur pasditen e së mërkurës, 24 orë përpara mbylljes së merkatos në Angli.

Qendërmbrojtësi brazilian, i cili ka kontratë deri në 2021, nuk është shfaqur në “Cobham” për t’u stërvitur me shokët, pasi ka mësuar se “topçinjtë” janë të interesuar për shërbimet e tij. “DailyMail” këmbëngul se Luiz dëshiron transferimin e menjëhershëm në “Emirates” përpara orës 17:00 të ditës së sotme dhe ka braktisur stërvitjen për të detyruar klubin që të pranojë dëshirën e tij. Gjatë ditëve të fundit, futbollisti ka qenë nervoz dhe situata preku fundin me rebelimin e tij të djeshëm. Arsenali nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare për Luizin, por pritet ta bëjë menjëherë.

Emeri ka bërë oferta që janë refuzuar për Dajot Upamekanon e Lajpcigut dhe Daniele Ruganin e Juventusit. Tekniku spanjoll po lufton me kohën për të transferuar një tjetër qendërmbrojtës pas largimit të kapitenit Loro Koshielni drejt Bordosë. Menaxheri i Luizit është Kia Jorabçian, i cili së fundmi ndihmoi Edunë që të rikthehej në “Emirates” si drejtor teknik. 32- vjeçari luajti 50 ndeshje për Çelsin sezonin e fundit.

-Advertisement-

Ai u rikthye në “Stamford Bridge” në 2016-ën, pasi blutë i paguan 34 milionë sterlina PSG-së. Për herë të parë, ai iu bashkua Çelsit nga Benfika në janarin e 2011-ës për 21.3 milionë paund, përpara se të transferohej në Paris për 40 milionë paund në 2014. Problemi është se Frenk Lampard nuk ka luksin të humbasë një qendërmbrojtës (u largua edhe Kejhill), me merkaton e Çelsit që nuk mund të ketë hyrje për shkak të pezullimit nga FIFA. Qendërmbrojtësit aktualë të bluve të Londrës veç David Luizit, janë Andreas Kristensen, Kurt Zuma, Antonio Rydiger dhe i riu Fikajo Tomori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera